Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama kujton 26 majin 1996 nga Korça: Socialistët u përballën me dhunë dhe brutalitet

Rama kujton 26 majin 1996 nga Korça: Socialistët u

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë në kuadër të festimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, ku gjatë fjalës së tij kujtoi periudhat më të vështira që ka kaluar kjo forcë politike në vitet e para të pluralizmit. Rama u ndal te zgjedhjet e 26 majit 1996, të cilat i cilësoi si një moment dhune dhe presioni ndaj opozitës së asaj kohe, duke kujtuar përplasjet politike, censurën mediatike dhe izolimin që sipas tij përjetonte Partia Socialiste.

“Kënaqësi të jem këtu mes jush në këtë park gjithnjë e me më shumë skulptura dhe pastërti. Jemi mbledhur për të kremtuar një moment që lidh bashkë historinë me ardhmërinë dhe nuk mund të mos e përsëris se një koicidencë e madhe e bashkoi me një datë dy momente kyçe të socialistëve.

26 maj të 1996 socialistët u përballën me furinë e një dhunë dhe një brutalitet që ngjalli një sfidë demokracie, që u shfaq shumë më e madhe se në kohën kur u përmbys demokracia.


Ata që ishin në vijën e parë si përfaqësues, drejtues apo komisionerë, u dhunuan, ashtu siç u dhunua edhe rezultati i zgjedhjeve nga pushteti i degraduar i PD. Ai moment është i papërfytyrueshëm për të rinjtë që janë këtu dhe ata që nuk e kanë jetuar atë moment demokratik.

Është e paimagjinueshme për disa këtu, kur opozita dhunohej sistematikisht. Ishte vetëm ekrani i TV shtetëror dhe në asnjë rast opozita nuk shfaqej. Edhe kur bëhej, shoqërohej nga komenti negativ i spikerit. Ishte vetëm një gazetë opozitare, edhe ajo u bë shkrumb e hi.

Nuk mund të ndodhte që të ishe në opozitë dhe të mos keqtrajtoheshe duke u denigruar dita-ditës. Selia e PS u fut në një cep. Edhe qielli nisi të përlotet dhe të vajtojë kur kujtojmë sesi ishte ajo kohë”, tha Rama mes të tjerash./K.C/dritare.net