Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit: Paraburgimi i zgjatur dhe pa akuza në Shqipëri, problem i vazhdueshëm!

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit: Paraburgimi i zgjatur dhe pa

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për të gjitha vendet e botës.

Në raportin për Shqipërinë, sa i përket seksionit për arrestimet dhe paraburgimin, për këtë të fundit theksohet se aplikohet në formë të zgjatur dhe pa akuza.

Në raportin e DASH, evidentohet se Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social kanë evidentuar se zgjatja e periudhës së paraburgimit mbetet një problem i vazhdueshëm.

Ligji kërkon që shumica e hetimeve paraprake të përfundojnë brenda tre muajsh, por prokurori ka të drejtë të zgjasë këtë periudhë. Paraburgimi nuk duhet të zgjasë më shumë se tre vjet. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), nuk është raportuar asnjë rast ku personat të jenë mbajtur përtej afateve të parashikuara me ligj”, thuhet në raportin e DASH.

Megjithatë, mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, ka sjellë vonesa në proceset penale.

Për këtë situatë kanë ndikuar edhe mungesat në burime materiale, hapësira fizike, menaxhimi joefikas i kalendarit të gjykatave, numri i pamjaftueshëm i stafit dhe mosparaqitja e avokatëve apo dëshmitarëve.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, procesi i vetingut në drejtësi ka përkeqësuar situatën, duke krijuar boshllëqe në gjykata dhe prokurori./dritare.net