
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe ofendimet e Ilir Vrenozit në takimin elektoral të PD në Korçë.
“Pastaj për të treguar se janë shumë të revoltuar shkojnë në Korçën e kulturës, e serenatave, të allove, që quhet Parisi i vogël dhe aty e merr fjalën lideri i vërtetë i tyre, Ilir Vrenozi. Juve mendoni se unë bëj shaka. Lideri i tyre i vërtetë është Vrenozi dhe për të treguar sesa gabim kam bërë unë shfrenojnë gjuhën në një farë feje që nuk merret njeri. Suk e thotë njeri se si mundet një parti politike të bëjë miting dhe të ekzaltohet rreth fjalëve më të ulëta të shqipes të ulëritura në mexhelis. Këto janë historitë banale të këtyre ditëve, ndërkohë që jam këtu për tju parëe sy më sy të tërë që nuk është aspak e vërtetë që kjo na qenka fushatë pa tema dhe cështje. Por fushatë me cështje të madhe kombëtare thelbësore, që është takimi me historinë më 11 Maj. Fati ynë që janë përputhur yjet të Shqipërisë dhe BE për të përmbyllur një histori të pafundme drejt shkrirjes së plotë me Evropën.”, tha Rama./E.P-dritare.net

















