
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë. Ja vendi!
Dritare.net
Një tërmet është ndjerë pak më parë në Stamboll, në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu.
Sipas një vlerësimi paraprak, tërmeti ka pasur magnitudën 6.2 dhe është regjistruar në Silivri, rreth 7 kilometra në perëndim të metropolit pranë Bosforit.
“Po ndjekim zhvillimet. Uroj më të mirën për të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti”, u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke shprehur solidaritetin me të prekurit.
Sipas Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (Afad), në zonën e Stambollit janë regjistruar në fakt tre lëkundje tërmeti brenda pak minutash. Njëra më e forta me magnitudë 6.2 në orën 11:49 (sipas orës italiane, që është një orë pas Turqisë), e dyta me magnitudë 4.4 në orën 11:51 dhe e treta me magnitudë 4.9 në orën 12:02.
Për momentin nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar apo dëme në ndërtesa. Autoritetet po ndjekin nga afër situatën.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, ka konfirmuar në ‘X’ se “një tërmet me magnitudë 6.2 ka ndodhur në Silivri, në Detin e Marmarasë, në Stamboll”.
Sipas tij, lëkundjet janë ndjerë edhe në provincat përreth dhe “në lidhje me tërmetin, Afad dhe të gjitha ekipet e institucioneve përkatëse kanë nisur hetimet në terren” për të verifikuar dëmet dhe ndonjë viktimë të mundshme.
“I shpreh urimet më të mira qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, shtoi ministri./E.P-dritare.net

















