
Rudi Erebara: Pse u bashkova me Lulzim Bashën!
Dritare.net
Gazetari, shkrimtari, përkthyesi dhe kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Rudi Erebara, i ftuar në Dritare TV në emisionin e gazetarit Roland Qafoku, ka shpjeguar arsyet pse vendosi t’i bashkohet Lulzim Bashës në garën për zgjedhjet e 11 majit.
“Unë nuk e kuptoj çfarë ka bërë Lulzim Basha që të mos i besosh dhe të mos futesh në parti me të,” – u shpreh Erebara.
Ai shtoi se në vitin 2021 kishte refuzuar të kandidonte, edhe pse Basha i kishte bërë ftesë.
“Në 2021, i thashë miqve të mi që Lulzim Basha nuk do të fitonte. Ai më ftoi, por nuk pranova, sepse kisha mbrojtur Teatrin, jo për të hyrë në politikë, por sepse ashtu e ndjeja moralisht. Edhe tani që kam pranuar, nuk kam qëllim të bëhem politikan. Futem në garë sa herë që mendoj se atdheu është në rrezik,” – deklaroi ai.
Sipas Erebarës, arsyeja pse Basha humbi në vitin 2021 ishte pikërisht sepse nuk premtoi korrupsion.
“Lulzim Basha nuk premton plaçkë. Në 2021, ai nuk premtoi se do të vidhte, siç bëjnë të tjerët dhe kjo ishte arsyeja pse humbi. Lulzim Basha është përfaqësuesi i Amerikës,” – përfundoi Erebara./E.P-dritare.net

















