
Rama për partitë e reja: Zogj të vegjël, më heqin mallin e Sudes dhe Rrapush Xhaferrit
E Mërkurë 23 Prill 2025, 17:05
Dritare.net
Gjatë takimi në Skrapar, kryeministri Edi Rama foli edhe për partitë e vogla. Rama tha se forcat e reja politike po mashtrojnë qytetarët vetëm për vende në parlament.
"Janë disa zogj të vegjël që kanë dalë, jo bëhet, jo s’bëhet, jo bashkë. Ata mua më heqin mallin e Sudes dhe Rrapush Xhaferrit: Jepu votën e tyre dhe këtu nuk do të ketë më korrupsion, padrejtësi, asnjë problem, vetëm jepu për një vend në parlament. Përveç atyre është dhe Luli. Ai të paktën është koalicion tekpull. Ai është i vetmi koalicion në histori që është tekpull. Kur e pyesin sa parti janë në koalicion, thotë: hyni në internet dhe e gjeni vetë. Ai është shumë i madh, do të na mungojë",-tha Rama./K.C/dritare.net

















