Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama viziton sërish familjen e Klodian Rashës

Rama viziton sërish familjen e Klodian Rashës

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama, ka vizituar sërish familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit, që u vra nga një efektiv policie rreth një javë më parë. Kujtojmë që ditën e djeshme, qeveria vendosi një ndihmë financiare për familjen e të riut. Por në një deklaratë së fundmi, babai i Klodianit, kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorit. Vetëm kjo tha ai, mund të lehtësojë sado pak dhimbjen që mban familja e të ndjerit./L.F-dritare.net