
Rama takim kokë më kokë me kryeministrin grek tek Piramida!
E Hënë 16 Tetor 2023, 17:05
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur sot liderët evropianë në kuadër të Samitit të Berlinit.
Takimet kanë nisur prej orës 11:00 dhe pritet të mbahen deri në orët e vona të pasdites. Liderët në këtë takim kanë mbajtur fjalimet lidhur me të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor gjatë sesionit të parë, ndërsa pak më parë kanë shijuar edhe drekën në ambientet e Piramidës.
Gjatë këtij pushimi, Rama është fotografuar me kryeministrin grek ndërsa nuk dihet ende se për çfarë kanë biseduar.
Por në një deklaratë për mediat, kryeministri grek ka deklaruar se do të diskutojë me Ramën, çështjen e Fredi Belerit./M.K-dritare.net

















