
Rama në inaugurimin e anijes "ArtExplora": Macron, presidenti i parë francez në Shqipëri që nga pushtimi osman!
Dritare.net
Në Portin e Durrësit u ankorua sot anija muze “Art Explora”, për të ofruar një sërë aktivitetesh artistike e kulturore, si festivale, ekspozita, koncerte dhe shfaqje të ndryshme, duke synuar të sjellë artin më afër publikut shqiptar. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se ankorimi në Shqipëri i anijes muze “Art Explora” shihej si diçka e parealizueshme më parë, ndërsa theksoi se vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë në vitin 2024, ishte e para "që prej periudhës së pushtimit osman".
"Kur flasim për flamurin francez në këtë kohë bëhet diçka më normale, sepse e ndjenim larg Francën, e shikonte Ballkanin me një lloj distance.
Dua të them se që prej mbërritjes së presidentit aktual në Elize, ka një kureshtje, interes dhe vëmendje drejt Shqipërisë. Patëm dhe vizitën e parë të një presidenti francez që prej periudhës së pushtimit osman. Të thuash që nga krijimi i shtetit është e shkurtër. Për herë të parë një president francez na nderoi me ardhjen e tij dhe do na nderoj përsëri së shpejti",- tha Rama ndër të tjera.
Jashtëzakonisht i lumtur të dëshmoj shpirtin praktik të Evropës përmes ambasadorit të saj, i cili reflektoi në mënyrë shumë elegante dhe shumë të përshtatshme. Kur flasim për flamurin francez, është një pamje që bëhet gjithnjë e më normale, por nuk ishte kështu para pak kohësh, kur e ndienim larg Francën dhe kur Franca e shikonte Ballkanin me një lloj distance.
Që prej mbërritjes së presidentit aktual në Elize, ka një lloj kurioziteti dhe një lloj kthimi drejt këtij rajoni dhe drejt Shqipërisë. Falë kësaj, patëm në Shqipëri vizitën e parë të një presidenti francez. Ambasadori dhe shumë zyrtarë të tjerë janë sot këtu dhe çfarë mund të them më tepër. Edhe dielli reflektoi dhe e bëri ditën më të ngrohtë, më pak balltike se sa dje. Jam shumë mirënjohës. Ndjesia këtu është e jashtëzakonshme, përzierja e qytetit me portin. E një porti që po mbyll dyert e tij, duke u transferuar diku tjetër. Falënderoj të gjithë miqtë e fondacionit ArtExplora.", tha Rama./K.C/dritare.net

















