Rama ndan fotot nga Saranda: 59% më shumë turistë se në vitin 2022!
E Mërkurë 19 Prill 2023, 13:01
Dritare.net

Kryeministri Rama ka ndarë disa foto në rrjete sociale ku duket kroçerja nga SHBA me turistë në huaj në port. Rama shkruan se këtë vit deri në mars kemi patur 59% më tepër turist se vjet.
“Norwegian Star Cruise me rreth 2200 turistë në bord, kryesisht amerikanë, ka mbërritur sot në Sarandë. Shqipëria ka mikpritur mbi milionë vizitorë të huaj deri në mars, plot 59% më shumë se në vitin 2022."- shkruan ai./M.T/dritare.net