
Rama me kandidatët për deputetë të Tiranës: S’mund ta humbim trenin për BE!
Dritare.net
Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë kandidatët për deputetë të PS për Qarkun e Tiranës. Të pranishme janë edhe dy drejtueset e qarkut, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, të cilat janë në listën e mbyllur të Tiranës.
Rama tha se më 11 maj synojnë 1 milionë vota për siglën e PS, ndërsa theksoi edhe njëherë se ky është një moment zgjedhor me peshë gjeopolitike, pasi nuk duhet humbur dritarja që Shqipërisë i është hapur për në BE.
"Ne jemi këtu, mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve dhe shqiptarëve që me votën e diasporës mund të shkojmë afro 1 milionëshit. E pamundur të mos mendojmë dhe të mos përpiqemi që këtë forcë t’ua vëmë në dispozicion të gjithëve", tha Rama.
Tirana është qarku i cili këto zgjedhje prodhon numrin më të madh të mandateve, plot 37 dhe kështu është fushëbeteja kryesore mes partive politike. 49 kandidatë ka Qarku i Tiranës, 12 në listë të mbyllur 37./E.P-dritare.net

















