Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Kujdes, asnjë biznes që nuk lejohet të mos hapet nesër!

Rama: Kujdes, asnjë biznes që nuk lejohet të mos hapet

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në facebook, ka thënë se është konstatuar se edhe dyqanet e tjera joushqimore, dhe që nuk janë miratuar nga Ministria kanë lajmëruar hapjen për ditën e hënë.

Rama thotë të bëhet kujdes, pasi hapja e dyqaneve dhe bizneseve që nuk është miratuar është e jashtëligjshme.

Postimi i Ramës:

KUJDES!

KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE.

HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI NGA SOT NË MBRËMJE EDHE LEJEN PËR USHTRIM AKTIVITETI NË BAZË TË LISTËS SË MIRATUAR, TË CILËN ÇDO BIZNES DUHET TA DISPONOJË NGA E MARTA E TUTJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË VET.

JU LUTEM VERIFIKONI në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër

*duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL - 3 MAJ)

KËTU lista e plotë e bizneseve që do të hapen nesër