Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga e hëna nis hapja e vendit, porosia e Ramës: Para lejes, shikoni mirë pasojat

Nga e hëna nis hapja e vendit, porosia e Ramës: Para lejes, shikoni

“Javën e ardhshme duhet të fillojmë të përgatitemi për t'u hapur”, tha kryeministri Rama sot. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë e vuri fort theksin te ndëshkimet për të gjithë ata që nuk respektojnë masat, pasi ata mund të na kthejnë sërish në gjendjen e mëparshme.

"Javën e ardhshme në platformën e-albania do të merret autorizim javor për ata që janë në punët e lejuara dhe automjeti mund të lëvizë për vajtje ardhje në punë me vetëm një person në sedijen e pasme diagonal i cili mund të jetë vetëm një koleg në të njëjtin vend pune. Kush merr leje, duhet ta lexojë mirë pasojën penale që vjen.

Ne do të bëjmë që nesër, një test dhe do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti që i jep fund një faze në policinë e shtetit, me e-mail ku për shkak të shtrëngesave dhe kujdesit ka pasur masivisht refuzime, edhe mospërgjigje që kanë shkaktuar dhimbje koke. Ndjesë për to, por shëndeti mbi të gjitha.

Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 00:05-17:30 apo me turne, të gjitha ata që nga nesër paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania.

Të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në çdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave" tha Rama./L.F-dritare.net