
Nga hotelet te dyqanet e kozmetikës/Lista e plotë e bizneseve që do të hapen të hënën!
E Shtunë 18 Prill 2020, 11:11
Dritare.net
Pas më shumë se një muaj të mbyllura, ditën e hënë shumë biznese do të rinisin punën. Në portalin e-albania, është publikuar lista e plotë e aktiviteteve që do të jenë të hapura, ku sipas autoriteteve nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit. Janë disa aktivitete që do të rinisin punën, përfshirë dyqanet kozmetike, agjencitë e udhëtimit, call-center-at agjencitë e punësimit, apo hotelet. Por nuk do të hapen ende baret dhe restorantet, po kështu edhe transporti publik. Listën e plotë të bizneseve që do të rihapen, e gjeni këtu./L.F-dritare.net

















