Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ksamili, plazh i dhunuar!

Rama: Ksamili, plazh i dhunuar!

Kryeministri Edi Rama e cilësoi Ksamilin një nga plazhet më të bukura të botës, por njëkohësisht edhe një nga më të “dhunuarit” nga abuzimet dhe privatizimet e paligjshme.

“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat”, tha Rama.

Ai tha se qeveria do të ndërhyjë për të rikthyer plazhet publike në funksion të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i hequr nga duart e privatëve që shfrytëzojnë hapësirat bregdetare në mënyrë abuzive.

Në kuadër të vizionit “Shqipëria Turistike 2030”, Rama shtoi se qëllimi nuk është thjesht rritja e numrit të turistëve, por ofrimi i një turizmi cilësor dhe të qëndrueshëm, ku mjedisi dhe peizazhi të ruhen nga keqpërdorimi./L.F-dritare.net