Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama ironizon Berishën, Lapajn dhe Bashën me videon nga "Teatri i Kukullave”

Rama ironizon Berishën, Lapajn dhe Bashën me videon nga "Teatri i

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Teatri i Kukullave, ku personazhe të shfaqjes janë vetë Rama, Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha. Në këtë krijim me titull “Bufi dhe Tiku drejt Bashkimit” ata diskutojnë për Shqipërinë në Bashkimin Evropian, por mes ironive dhe sarkazmës me njeri tjetrin.

“MIRËMËNGJES dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shkruan Rama./K.C/dritare.net