Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama e caktoi kandidate për Bashkinë Tiranë, Manastirliu: Përgjegjësi e madhe

Rama e caktoi kandidate për Bashkinë Tiranë, Manastirliu:

Kryesocialisti Edi Rama ka propozuar ministren në detyrë të Arsimit, Ogerta Manastirliu, si kandidate të Partisë Socialiste për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ky vendim vjen pas arrestimit dhe dërgimit në burg të kryebashkiakut aktual, Erjon Veliaj, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Duke folur pas mbledhjes së Asamblesë së PS, Manastirliu dha reagimet e para për median, duke e cilësuar kandidimin e saj si një përgjegjësi të madhe dhe një provë të besimit që i është dhënë nga partia dhe qytetarët.

“Është përgjegjësi dhe besim shumë i madh. Do kemi kohë për të folur. Është përgjegjësi shumë e madhe për të gjithë, jemi një skuadër, dhe kemi punë të mëdha përpara”, u shpreh Manastirliu.

Ndërkohë, Rama i kërkoi sot Këshillit Bashkiak të Tiranës që të nisë procedurat për shkarkimin e Veliajt dhe të shpallë zgjedhjet e reja për kryebashkiakun e kryeqytetit./L.F-dritare.net