Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Psikologia Enertila Bekteshi: Si të kujdesemi për shëndetin mendor, fëmijët dhe gjumin në karantinë!

Psikologia Enertila Bekteshi: Si të kujdesemi për shëndetin

Në një intervistë për Dritare.net psikologia klinike Enertila Bekteshi ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit, dhe si të kujdesemi për shëndetin tonë mendor në këtë kohë të vështirë.

Bekteshi ka thënë se në këto kohë janë rritur rastet e personave të cilët kërkojnë ndihmë psikologjike.

“Në këtë situatë psikologët kanë marrë një rëndësi tjetër, ka shumë njerëz që i janë drejtuar specialistit, ka raste të shtuara të këtyre personave. Kjo situatë ka rënduar psikologjinë e njerëzve. Unë kam pasur 2-3 raste në gjendje jo të mirë shëndetësore.”

Shëndeti mendor

Psikologia Enertila Bekteshi tha se Shëndeti mendor është i rëndësishëm, duhet të bëjmë aktivitete të shumtam dhe duhet të kemi kujdes maksimal në lidhje me shëndetin tonë mendor.

Fëmijët

Asnjë nga ne nuk është i përgatitur për këtë situatë, me fëmijët duhet një komunikim i qetë, i qartë dhe aktual.

Unë mendoj që fëmiëjt duhet të informohen në lidhje me situatën e koronavirusit, pasi nëse ne e mbajmë atë të painformuar, ai do të krijojë opinionin e tij në të gjitha situatat, por varet se si e krijon ai këtë opinion. Por nuk duhet traumatizuar, në lidhje me shifra, vdekje dhe raste konrketet.

Gjumi

Ne duhet të kemi shumë kujdes në lidhje me gjumin, duhet të flemë mjaftueshëm, dhe të mos e cënojmë hapësirën që ne kemi për gjumin. Ushqimi dhe gjumi janë dy gjëra shumë të rëndësishme që ne duhet të kemi parasysh.

A do të bëhen njerëzit më agresiv pas kësaj situate, si do të ndryshojë marrëdhënia mes njerëzve?

Unë besoj se të gjithë njerëzit bëhen më të mirë, njerëzit duhet të reflektojnë, unë besoj se kjo do të na shërbejë, si një provë që të na bëjë më të fortë. Unë mendoj se marrëdhëniet e tjera do të jenë më të forta, dhe kështu duhet të ndodh pas kësaj situate./ I.M-Dritare.net