Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Psikologe Enertila Bekteshi: Mos i lini fëmijët të shohin Big Brother! 

Psikologe Enertila Bekteshi: Mos i lini fëmijët të shohin Big
Psikologe Enertila Bekteshi, e ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTv foli për fenomenin Big Brother Vip dhe ndikimin që ka ky reality show në jetën tonë. Psikologe Bekteshi paralajmëroi prindërit që mos i ekspozojnë fëmijët ndaj një eksperimenti social siç është Big Brother Vip.

“Fëmijët janë më të prekurit nga ky reality show. Duhet të anashkalohet ndjekja e Big Brother nga fëmijët sepse nuk kuptohet drejt qëllimi i këtij emisioni. Është një eksperiment social, i cili pavarësisht komenteve ka për qëllim një ndryshim, vënien në dukje te fenomeneve sociale. Brenda janë personazhe me jetë dhe koncepte të ndryshme. Ky program është i papërshtatshëm për t’u ndjekur nga fëmijët. Këto emisioni nuk kanë koncepte të pajtueshme për jetën e tyre.”, u shpreh psikologe Bekteshi në DritareTv./K.C/dritare.net