
Prokuroria kërkon 8 vjet burg për 17-vjeçarin që vrau për hakmarrje!
Dritare.net
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 8 vjet burg për 17-vjeçarin Florian përvathi, i cili vrau për hakmarrje. Organi akuzës ka arritur të provojë se Përvathi ka kryer krimin me paramendim gjakmarrjen pasi vëllai I viktimës i kishte vrarë babain kur ai ishte vetëm 4 vjeç, ndërsa mendohet se armën tip pistoletë e kishte siguruar një vit më parë në Shkodër.
Ngjarja!
17 vjeçari Florian Pervathi vrau për hakmarrje një 65 vjeçarin Lek Lekgjonaj në oborrin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lezhë. Vëllai i viktimës në vitin 2009 vrau babain e të miturit. Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ai aksidentoi edhe djalin e madh të shtëpisë. E ëma, duke menduar se bashkë me bashkëshortin, viktimë kishte mbetur edhe djali i madh, piu helm, duke gjetur menjëherë vdekjen. Çifti Përvathi la 4 fëmijë jetimë.
Autori Ndue Lekgjonaj u dënua me 10 vjet burg. Ai përfitoi ulje dënimi dhe kreu 7 vjet burg. Më pas u largua jashtë vendit. Floriani ishte 4 vjeç kur humbi të dy prindërit. Asokohe nuk e kuptonte çfarë kishte ndodhur, por me kalimin e viteve, mësoi që babanë ia vranë, e në vendin ku jetonte, ligji që ishte kanuni parashikonte gjakun.
Pas 13 vjetësh nga dita kur Floriani humbi të dy prindërit, vendosi të marrë gjak te familja Lekgjonaj për të atin. Lek Lekgjonaj, ishte pa faj, por u vra vetëm se ishte vëllai i personit që i kishte vrarë babanë./L.F-dritare.net

















