Për herë të parë për 2026, kur do ta mbledhë Rama, qeverinë!
E Mërkurë 7 Janar 2026, 17:05
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte ministrat e kabinetit qeveritar në Tiranë.
Fokusi kryesor i kësaj mbledhjeje do të jetë përcaktimi dhe diskutimi i objektivave të qeverisë për vitin 2026.
Takimi pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave. Sipas burimeve mediatike, mbledhja është konceptuar si një tryezë e gjatë pune, që do të zgjasë gjatë gjithë ditës.
Kjo do të jetë mbledhja e parë e qeverisë për vitin 2026, ku pritet të vendosen prioritetet kryesore të ekzekutivit për periudhën në vijim./K.C/dritare.net