
PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët!
E Mërkurë 6 Dhjetor 2023, 10:10
Dritare.net

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatë Kushtetuese, marrëveshjen për emigrantët e firmosur mes Italisë dhe vendit tonë.
Dosja është dorëzuar në gjykatë nga nënkryetari Kreshnik Çollaku i cili për mediat tha se në këtë marrëveshje mungon transparenca.
“Marrëveshja u shpall në një mënyrë të çuditshme, e panjoftuar, zgjoi një reagim të logjikshëm shqetësimi, ka qenë objekt i thellë diskutimi debati publik në vend dhe Itali.
Në dallim nga trajtimi i marrëveshjes në Itali, në Shqipëri ka munguar transparenca nga kryeministri. Rama ja ka dalë të fshihet herë duke përdorur kaosin parlamentar, duke shmangur debatin publik. PD si pas asaj që premtuan që në orën e parë, i është drejtuar GJK me tre kërkesa”, deklaroi ai./M.K-dritare.net

















