
Parlamenti Evropian miraton raportin për progresin e Shqipërisë: Partner i fortë dhe i besueshëm
Dritare.net
Parlamenti Evropian miratoi në seancën plenare të 9 korrikut në Strasburg raportin e progresit për Shqipërinë për vitet 2023–2024, të hartuar nga raportuesi Andreas Schieder.
Në raport vlerësohet progresi i shpejtë i Shqipërisë në reformat për anëtarësim në BE dhe theksohet se vendi është një “partner i fortë dhe i besueshëm”. Raporti fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ndjekin një qasje të drejtë dhe të bazuar në merita ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Qeveria shqiptare e mirëpriti raportin, duke falënderuar eurodeputetët për mbështetjen dhe raportuesin Schieder për qasjen objektive ndaj sfidave dhe arritjeve.
Raporti vjen një ditë pas publikimit të raportit nga Komisioni Evropian mbi Shtetin e së Drejtës, që vlerëson përparimin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.
Raportuesi Schieder deklaroi: “E ardhmja e Shqipërisë është në BE”./L.F-dritare.net

















