Para krimit, Bujar Fandaj i dërgoi bashkëshortit të Vanessës videon erotike!
Dritare.net
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares, Vanessa Ballan nga shqiptari Bunjar Fandaj, disa ditë më parë.
Mediat italiane bëjnë me dije se 41-vjeçari kosovar, pak para krimit i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të viktimës, Nicola Scapinello. Krahas mesazhit, 41-vjeçari nuk ka ngurruat ti nisë edhe një video erotike të tij me Vanessën, të filmuar kur ata kanë qenë bashkë.
Bëhet me dije se viktima i kishte treguar bashkëshortit në lidhje me raportin që kishte pasur me 41-vjeçarin, dhe së bashku kishin vendosur të bënin një ankesë për ndjekje dhe pornografi hakmarrëse. Dyshohet se ajo i ka rrëfyer atij se kishte pasur me shqiptarin që nga viti 2021 deri në verën e 2023, ku më pas Bunjari e shantazhonte atë për të vazhduar raportin. Prokuroria për këtë arsye vendosi të bënte testin e atësisë për foshnjën që viktima priste.
Nga ana tjetër ministria e Drejtësisë ka kërkuar një procesverbal mbi arsyen se pse ishte nënvlerësuar denoncimi i viktimës./M.K-dritare.net