Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pajisja që të shpëton jetën në rast të një arresti kardiak!

Pajisja që të shpëton jetën në rast të një

Defibrilatori është ndihma e parë e shpejtë për dikë që ka kaluar arrest kardiak. Ndonëse në Shqipëri nuk ka informacion për përdorimin e defibrilatorit, në vendet fqinje, është i shpërndarë kudo ku ka njerëz.

Por çfarë është defibrilatori?

Dritare TV intervistoi mjekun anestezist reanimator Alban Beltoja në Milano i cili dha këshillat e tij për ndihmën e parë që duhet të japim për dikë që humb papritur ndjenjat, përfshirë dhe defibrilatorin.

“Në rastet kur një njeri humbet ndjenjat dhe bie në tokë dhe është në gjendjen që ne e quajmë arrest kardiorespirator, i duhet dhënë ndihma e shpejtë sa më parë të jetë e mundur. Fillimisht duke i bërë masazh kardiak dhe nëse është e mundur të vendoset sa më shpejt defibrilatori, që këtu në Itali janë të shpërndarë kudo, në supermarket, rrugë, lokale, shkolla, kudo ku ka njerëz.

Defibrilatori është një pajisje që në mënyrë automatike analizon si është aktiviteti i zemrës. Kjo sepse në shumicën e rasteve të njerëzve që bien në tokë pa ndjenja, shkaktohet nga aritmia e zemrës.

Ndërhyrja e vetme vendimtare që mund të kryhet në kohë dhe mund t’i shpëtojë jetën njeriut është defibrilimi. Është goditja elektrike, që bën që ritmi kaotik i zemrës të kthehet në një ritëm normal dhe zemra të funksionojë normalisht.

Nëse të ndodh që një njeri bie papritur në tokë, pasi humb ndjenjat, shikohet së pari nëse merr frymë apo jo, dhe nëse nuk merr frymë duhet kontrolluar menjëherë zemra, nëse ka aktivitet kardiak. Kjo bëhet duke vendosur gishtin te pulsi te qafa. Nëse për 10 sekonda nuk ka as aktivitet respirator dhe as aktivitet kardiak, atëherë duhet kërkuar ndihma e ambulancës së pari dhe masazhi kardiak i jashtëm. Kjo bëhet duke vendosur dy duart në mes të gjoksit dhe të bëjnë ulje-ngritje me një ritëm rreth 100 herë në minutë. Megjithatë edhe këtu vlen këshilla që njeriu që merr përsipër të bëjë masazh duhet të dijë ta bëjë, përndryshe do të bëjë më shumë dëm.

Kudo në botë ka kurse jo vetëm për mjekët sepse për ta kjo është A-ja, por edhe për njerëz të tjerë që nuk janë pjesë e mjekësisë. Mësues, sportistë, gazetarë. Çdokush duhet të jetë në gjendje të kuptojë cilat janë shenjat e arrestit kardiorespoirator, të bëjë masazhin kardiak ndërkohë të japë alarmin që nëse ka një defibrilator afër, ta marrë dhe të aplikojë dy pajisjet. Defibrilatorët nuk janë të lehtë për të kuptuar se çfarë duhet të bëni. Është një kuti e vogël që të udhëzon hap pas hapi se çfarë duhet të bësh. Asnjë defibrilator nuk duhet të përdoret automatikisht nëse pajisja nuk furnizohet me energji nga pajisja elektrike. Nëse nuk ka kthim të parametrave jetësorë, domosdo që këtij njeriu duhet t’i ofrohet ndihma e avancuar. Duhet të vijë ambulanca me mjekët e pajisjet e duhura për të përballuar këtë situatë.

Sigurisht jo të gjithë arrijnë të shpëtojnë nëse kanë afër një defibrilator. Mund të humbë jetën edhe nëse dikush pëson arrest kardiak në spital. Shpëtimi i tyre varet nga përdorimi i mjeteve dhe shpejtësia e aplikimit të tyre. Gjëja kryesore si fillim është masazhi kardiak i jashtëm, nga një njeri që di të bëjë.

Po ashtu këtu në Itali ka edhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq që japin ndihmën e shpejtë. Nuk janë infermiere, nuk janë mjekë, por janë çfarëdolloj profesioni. Vetëm se bëjnë kurse kualifikimi BLS, ku mësojnë teknikat e ndihmës së shpejtë, jo vetëm për rastet e arrestit kardiak por edhe kur kanë probleme me frymëmarrjen, apo dhimbje, kur pësojnë aksidente. Ata ndjekin kurse specifike, që përsëriten herë pas herë pasi teknikat evoluojnë dhe pajisjet përmirësohen edhe e bëjnë punën e tyre me të lehtë.

Por më e rëndësishmja është në edukimin e nxënësve, ku ata mësojnë bazën si të shpëtojnë jetën. Kjo është e rëndësishme, të mësosh si të shpëtosh jetën, në kurse, në shkollë, nga mësuesit. Unë për shembull kam gruan mësuese edhe ajo ka bërë kurse për ndihmën e shpejtë. Fëmijët e mi kur nuk janë me studime në verë, punojnë në një pishinë, edhe nuk i marrin në punë nëse nuk kanë bërë kurse të ndihmës së shpejtë. Kjo është A-ja. Unë jam i sigurt që urgjenca në Shqipëri bën më të duhurën, sepse e njoh shumë mirë kush është Skënder Brataj që e drejton këtë urgjencë. Por problemi është tek edukimi që duhet të kenë vetë shqiptarët për urgjencën dhe ndihmën e parë.", thotë mjeku për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV./L.F-dritare.net