Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Olsi Rama në SPAK: S'kam asnjë lidhje me çështjen Xibraka

Olsi Rama në SPAK: S'kam asnjë lidhje me çështjen

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Olsi Rama tha se ishte për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. Olsi Rama ka bërë kallëzim në SPAK kundrejt Gazment Bardhin për shpifje për akuzat e deputetit se është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë. Rama tha se nuk ka asnjë lidhje me atë çështje.

“Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje. Ju e dini se i kujt është automjeti. Unë i kam marrë automjetin dikujt për të shkuar dhe për të bërë një udhëtim dy dyditor në Selanik, nuk kam lidhje me asnjë nga personat. Do të vij në SPAK kurdo që të jetë nevoja”, tha Olsi Rama./L.F-dritare.net