Në fund të vitit hapen për qarkullim 6 kilometrat e para të superstradës Tiranë–Durrës
Dritare.net

Në fund të këtij viti pritet të hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e para të superstradës së re Tiranë–Durrës, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se punimet në dy fazat e para të zgjerimit të aksit me dy korsi kanë avancuar ndjeshëm. Sipas tij, hapja e këtij segmenti do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe do t’i japë kryeqytetit një hyrje “dinjitoze”.
Ndërkohë, vijojnë punimet për pjesët e tjera të projektit, përfshirë elementët shtesë që do të plotësojnë tërësisht këtë rrugë shumë të pritur nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.
Superstrada Tiranë–Durrës konsiderohet një nga akset më të ngarkuara të vendit dhe zgjerimi i saj pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe qarkullimin në hyrje-daljet e Tiranës./L.F-dritare.net