Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndeshja Shqipëri-Angli/ Altin Dumani në stadium bashkë me familjarët!

Ndeshja Shqipëri-Angli/ Altin Dumani në stadium bashkë me

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë u mbajt sot në stadiumin Air Albania, ku tifozët ndoqën me padurim çdo moment të takimit. Mes tyre, jo pak herë i kapur nga kamerat, është edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Kreu i SPAK duket pranë familjarëve të tij.

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 në vendin e dytë me 14 pikë, pas katër fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve (të dyja me Anglinë). Kuqezinjtë e Sylvinhos tanimë e kanë siguruar fazën play-off dhe më 20 nëntor do mësojnë rivalin për ndeshjen që do luhet më 26 mars 2026.

Finalet e Botërorit për kuqezinjtë kalojnë nga play-off, ndërsa Anglia si e para e grupit e ka siguruar vendin në eventin që do zhvillohet verën që vjen në Amerikën e Veriut./dritare.net