
Ndarja e re territoriale, eksperti: Brenda tetorit reforma duhet të përfundojë!
Dritare.net
Eksperti i pushtetit vendor dhe i komisionit të reformës territoriale në Kuvend, Agron Haxhimali i ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare TV, u shpreh lidhur me reformën territoriale dhe pritshmëritë e qytetarëve.
“Jemi në diskutime sepse kjo reformë është shumë delikate dhe kërkon shumë ekspertizë. Kjo është shtyrë disa herë, por ne jemi në këto kushte dhe mendoj se brenda muajit tetor parlamenti do të vendosë nëse do të kemi më shumë bashki dhe më pak qarqe, apo numri i bashkive do të ulet. Debati dhe diskutimet për këtë reformë duket si debat mes maxhorancës dhe opozitës, por në fakt problemet dhe shqetësimet i kanë ngritur qytetarët. Sa kohë që të dy palët politike kanë ngritur komisionet për reformën territoriale duket se ata vërtet duan të sjellin ndryshime dhe përfitime. Reforma në thelb largoi pushtetin vendor nga qytetarët, ndaj qytetarët duan sa më pranë atë institucionin e tyre pranë. Detyra e politikës është që të kanalizohet për të shkuar te zgjidhja e problemeve.”,u shpreh eksperti./M.T/dritare.net

















