
Gazetaria shqiptare ka humbur një nga emrat e saj më të njohur. Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare gazetari, analisti dhe publicisti Artur Zheji.
Zheji është dërguar me urgjencë në repartin e emergjencës në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete. Shkaku paraprak i ndarjes nga jeta dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.
Artur Zheji ka qenë një figurë e spikatur e medias dhe opinionit publik shqiptar, me një karrierë të gjatë në gazetari, publicistikë dhe analizë politike. Ai ka drejtuar media të rëndësishme në vend dhe është dalluar për stilin e tij kritik dhe të drejtpërdrejtë.
Lajmi i ndarjes nga jeta ka sjellë reagime të shumta në botën e medias, politikës dhe opinionit publik, ku Zheji njihej si një zë i fortë dhe i pakompromis.
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve për këtë humbje të madhe.
Artur Zheji foli në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV si rrallëherë për jetën e tij, që prej fëmijërisë. Intervistën mund ta gjeni në libk më poshtë!/L.F-dritare.net

















