Monika Kryemadhi: SPAK caktoi masën në bazë të një ligji të shfuqizuar 4 vite më parë!
Dritare.net

Monika Kryemadhi përmes një postimi në facebook shkruan se vendimin e SPAK e konsideron si goditje politike dhe se për goditje politike sipas saj u përdor një ligj i shfuqizuar 4 vite më parë.
“Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë. Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët. Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku. Kjo është drejtësia që duam?” shprehet Kryemadhi.
Gjithashtu Monika Kryemadhi ka publikuar dokumentin ku shkuan se masa e sigurisë ndaj saj është cakuar mbi këtë ligj të shfuqizuar nga Kuvendi./E.P/dritare.net

