Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjekja Loci: Jo çdo dhimbje kyçesh është reumatizëm!

Mjekja Loci: Jo çdo dhimbje kyçesh është

Në emisionin Dritarja e Doktorit në Dritare TV, mjekja reumatologe Liljana Loci u shpreh se duhet pasur kujdes në ekzaminimin e dhimbjeve të kyçeve, pasi jo çdo dhimbje është shenjë reumatizmale.

“Duhet thënë se jo çdo dhimbje e muskujve apo e kockave lidhet domosdoshmërisht me reumatizmën, prandaj duhet bërë kujdes përcaktimi. Një dhimbje artikulacioni mund të vij nga një tejlodhje , ose nga një episod traumatik, apo edhe nga një anemi. Ndodh që trupi të ketë sëmundje bakteriale të pa kapura në kohë, të cilat gjithashtu mund të ndikojnë te dhimbjet e kockave. Pandemia e kovidit na solli rastet e dhimbjes së eshtrave dhe muskujve. Dhimbjet e Kovidit ishin shenja të reja dhe ne ishim duke mësuar ende se çfarë dhimbje dhe shenja jepte në trup. Madje këto dhimbje shfaqeshin edhe më përpara simptomave të kovidit.” , u shpreh mjekja./M.T/dritare.net