
Ministri Gonxhja: Shqipëria 2030 do të kthehet në një qendër të kulturës evropiane
Dritare.net
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi se objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2030 Shqipëria të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të kulturës evropiane, përmes investimeve në trashëgimi, muze, teatro dhe qendra të reja kulturore.
“Vetëm sitet kulturore dhe parqet arkeologjike u vizituan nga mbi 1 milion turistë këtë vit, ose 58% më shumë se në 2023. Të ardhurat u rritën si pasojë e një mirëorganizimi dhe metodash të reja inovative të xhiros. Ky proces rritet me një përgjegjësi të madhe: mbrojtjen, restaurimin dhe transmetimin e trashëgimisë sonë kulturore,” u shpreh Gonxhja.
Në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”, Gonxhja paralajmëroi hapjen ose rilindjen e disa prej institucioneve më të rëndësishme kulturore:
Teatri Kombëtar
Muzeu i Arteve të Bukura
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë
Biblioteka e Zgjedhura
Gjithashtu, do të hapen muze të rinj, si Muzeu Hebraik, Muzeu i Filmit dhe Muzeu i Arbëreshëve, ndërsa do të krijohen rrjete të reja për sallat e shfaqjeve, kinematë dhe rezidencat artistike.
“Duam të lidhim sallat e shfaqjes dhe kinemanë. Po punojmë me rezidencat artistike dhe rekreative, të cilat do të përfshihen në një skemë të re menaxhimi,” shtoi Gonxhja.
Sipas tij, ky është një hap thelbësor për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion kulturor të nivelit evropian, duke e bërë trashëgiminë dhe artin pjesë të strategjisë së zhvillimit ekonomik dhe turistik./l.F-dritare.net

















