Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Milena Harito: Edi Rama “i shtrydh” mirë anëtarët e kabinetit

Milena Harito: Edi Rama “i shtrydh” mirë anëtarët e

Milena Harito analizon kabinetin e tretë të kryeministrit Edi Rama. Pjesë e kabinetit të parë të tij si ministre e Inovacionit të Administratës Publike Milena Harito e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare Tv bën vlerësimin për disa ministra ku shprehet se Edi Rama “i shtrydh” anëtarët e kabinetit.



"Ka një lloj dëshire të njerëzve për një rinovim të elitave dhe kjo shprehet me rinovim të figurave politike të reja. Unë mund të flas për rezultatet që shoh në qeverinë e Ramës sepse nuk jam më pjesë e politikës së brendshme në Shqipëri. Ajo që di është se Edi Rama është një njeri me energji të jashtëzakonshme i cili i shtrydh mirë bashkëpunëtorët që prodhojnë sa më shumë produktivitet në punën e tyre. Puna që unë kam bërë si ministre e Inovacionit dhe Administratës publike në Shqipëri ku hartova dhe zbatova portalin e-Albania ndodhi falë mbështetjes së kryeministrit Edi Rama."-u shpreh Milena Harito për Dritare Tv/K.K Dritare.net