Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta sulmon Monikën: Zeqineja e SPAK-ut! I pergjigjet Kryemadhi

Meta sulmon Monikën: Zeqineja e SPAK-ut! I pergjigjet Kryemadhi

Përplasja publike mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka dalë sot në dritë me tone të ashpra dhe akuza personale. Ish-presidenti Meta hapi sulmin me një deklaratë të gjatë ku e quajti Kryemadhin “Zeqineja e SPAK-ut”, duke e akuzuar se përsërit verbërisht akuzat e Altin Dumanit për çështjen e kartës bankare prej 240 mijë dollarësh.

Meta pretendoi se i kishte kërkuar fëmijëve që nëna e tyre të mos e përmendte më publikisht, por – siç shkruan ai – “kur të komandon halli, bëhesh Zeqine e SPAK-ut.”

Vetëm pak minuta më vonë, reagoi Monika Kryemadhi. Ajo publikoi një deklaratë të prerë ku ironizoi ish burrin dhe mikun e tij Tedi Blushi, duke thënë:

“Nuk kam nevojë të marr leje as nga fansit e Zeqinese, e as nga fansi i garderobës sime Tedi Blushit, për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa .”

Kryemadhi mohoi që të jetë e penguar për të udhëtuar drejt SHBA apo vende të tjera, përveç ditëve që ka detyrim paraqitje pranë SPAK.

Tensioni midis ish-çiftit, dikur dy figurat më të fuqishme të politikës së tranzicionit shqiptar, ka marrë formën e një lufte të hapur publike – që pritet të përshkallëzohet edhe më tej. Edhe pse dukshem deri më tani ka qenë Kryemadhi që ka ruajtur ekuilibrat. / dritare.net