Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria ka tri miniera ari! Ja ku ndodhen! Flet studiuesi!

Shqipëria ka tri miniera ari! Ja ku ndodhen! Flet studiuesi!

Në një intervistë për emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, Genc Hoti, specialist në fushën e kërkimeve minerare, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me pasuritë e nëndheshme të Shqipërisë. Sipas tij, në vend ekzistojnë tre miniera të arit, por vetëm një prej tyre është zyrtarisht e njohur dhe po shfrytëzohet në mënyrë të ligjshme.

“Miniera e Babjes është e vetmja që është zbuluar, e dokumentuar dhe aty po punohet në mënyrë të ligjshme,” tha Hoti në intervistë. Kjo minierë ndodhet në qarkun e Elbasanit dhe ka qenë objekt i kërkimeve të vazhdueshme për dekada.

Por përveç Babjes, Hoti zbuloi edhe dy vendndodhje të tjera ku, sipas tij, ndodhen rezerva të konsiderueshme ari: njëra midis Këlcyrës dhe Përmetit dhe tjetra në zonën e Tomoricës. Sipas Hotit, këto dy zona nuk janë ende të eksploruara apo të certifikuara në mënyrë zyrtare, pavarësisht potencialit të lartë mineral që mbartin.

“Janë tre zona që i njohim mirë: Babja, Këlcyra–Përmeti dhe Tomorica. Por vetëm Babja është futur në sistem. Të tjerat mbeten jashtë kontrollit shtetëror,” u shpreh ai.

Deklarata e Genc Hotit hedh dritë mbi një temë të ndjeshme për ekonominë shqiptare: mungesën e një strategjie të qartë shtetërore për shfrytëzimin e pasurive natyrore. Ai theksoi se mungesa e transparencës dhe e ndërhyrjes institucionale bën që burime të vlefshme të mbeten të pashfrytëzuara ose të bien pre e aktiviteteve të paligjshme.

“Duhet të ketë vullnet politik dhe investim serioz për të eksploruar dhe certifikuar këto miniera. Ato janë pasuri e Shqipërisë dhe nuk mund të rrinë në harresë apo në duart e spekulantëve,” theksoi Hoti.