
Mesazhi i SHBA-ve për zgjedhjet e 11 Majit! Berisha: Uruan popullin shqiptar, jo Ramën!
Dritare.net
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pyet gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, se si e lexonte mesazhin e SHBA-ve, i bërë ditën e djeshme nëpërmjet Ambasadës në Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit.
Ai gjeti ‘shtigje’ komentimi politik, duke u shprehur se mesazhi i drejtohej popullit shqiptar dhe jo kryeministrit Edi Rama, që sipas tij mezi po e priste të flisnin për të, por dështoi.
“Lexoni siç duhet mesazhin, lexojeni mirë atë deklaratë. Lexoni deklaratat e sekretarit amerikan Rubio për zgjedhjet në disa vende të tjera se si është bërë deklarata dhe si u bë për Shqipërinë. Uroj shqiptarët thotë deklarata, janë uruar shqiptarët”, tha ai.
Madje hoqi paralele politike me zgjedhjet e vitit 2001, duke nënvizuar se edhe pas zgjedhjeve të atëhershme erdhën mesazhe urimi, por më pas u provua manipulimi i tyre.
“Ne po marrim provat dhe po ua paraqesim. Pritet raporti përfundimtar. Ne kemi ndryshuar edhe raportet e të huajve, ia kemi dalë. Edhe më 2001 erdhën urime të përzëmërta nga e gjithë bota, por ato u rrëzuan. Sigurisht ndërkombëtarët janë të interesuar për zgjedhje të lira e të drejta, po jo për farsa. Ky po e priste si diçka hyjnore, pse nuk e përshëndeti Edi Ramën? Ky po e priste. Narkoshteti, është dështimi i Edi Ramës”, u shpreh kreu i selisë blu, që nuk e pranon humbjen e thellë të PD-së më 11 maj dhe ka deklaruar mosnjohjen e tyre./E.P-dritare.net

















