Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mesazhi i Ramës për fëmijët e emigrantëve: Mësoni çdo gjuhë të botës, por mos harroni që jeni shqiptarë

Mesazhi i Ramës për fëmijët e emigrantëve: Mësoni

"Mësoni çdo gjuhë të botës, por mos harroni që jeni shqiptarë!" Ky ishte mesazhi që përcolli kryeministri Rama në takimin me shqiptarët në Athinë.

"Sot ju i duheni vendit në 11 Maj për të vënë vulën mbi gjithë këtë proces që ne së bashku kemi ndërmarrë me shumë seriozitet. Eshtë detyrim i çdo prindi që t’i japë fëmijëve pasaportën europiane dhe t’i thotë mësoje gjuhën, kulturën greke, mësoje gjuhën italiane, mësoji të gjitha gjuhët e europës por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe që e ke të shkruar në pasaportën tënde shqiptar, sepse me këtë pasaportë që unë jot ëmë, yt atë të bëra të mundur duke u bashkuar me PS më 11 maj të 2025 ti ke mundësi të shkosh në çdo vend të Europës dhe të respektohesh si europian i barabartë mes europianëve, sepse kur unë..ne prindrit u detyruam të bëjmë punë që ti bijë, bir as nuk mund t’i imagjinosh sot…Nuk ke nevojë që shqiponjën në flamurin e kuq ta harroni, apo aq më keq ta ndërroni. Ju do jeni gjithmonë shqiponja.", tha Rama./K.C/dritare.net