Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lapaj padit Shehajn në SPAK për shpifje: Nuk kam asnjë metër tokë

Lapaj padit Shehajn në SPAK për shpifje: Nuk kam asnjë metër

Kreu i Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet ka dorëzuar këtë të hënë në SPAK një padi për shpifje ndaj deputetit demokrat, Agron Shehaj. Në një deklaratë për mediat, Lapaj tha se ky veprim vjen pas deklaratave publike të bëra nga Shehaj, të cilat sipas tij, janë të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës së tij profesionale dhe publike.


“Nuk kam dashur që të krijoj një kurs konflikti mes të resë. Por kush kërkon luftë, luftë do të gjej. Sot po dorëzoj si i dëmtuar padinë pranë GJKKO dhe zoti Shehaj duhet të vijë këtu me dokumente që të provojë pretendimet. Unë Adriatik Lapaj nuk kam në republikën e Shqipërisë, as unë, as nëna dhe as babai, as familjarë të mi, asnjë metër tokë në republikën e Shqipërisë. Ka pretenduar se kam përfaqësuar kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe kam marrë lekë. Të dalë një gazetar nëse kam marrë një cent. Si mund të merren para nga kompani që janë sekuestruar. Ka pretenduar se kam përfaqësuar në Apel çështje që në Gjykatën e Shkallës së Parë i ka gjykuar vjehrri im. Ftoj gazetarët të gjejnë një vendim që Lapaj ka përfaqësuar një çështje që ka gjykuar vjehrri. Ka pretenduar se ka regjistruar në hipotekë pronë që ka dhënë vjehrri im.”, tha mes të tjerash Lapaj.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”. Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë./L.F-dritare.net