Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Letra e Etien Tares për babain: Djali vlonjat që ia doli më shumë se ç'ëndërroi!

Letra e Etien Tares për babain: Djali vlonjat që ia doli më

Pas emërimit të Igli Tares si drejtori i ri sportiv i AC Milan më 26 maj 2025, djali i tij, Etien Tare, ka ndarë një letër emocionuese për të shprehur krenarinë dhe mbështetjen e tij për këtë arritje të rëndësishme në karrierën e babait të tij.

Letra e Etien Tares për babain: Djali vlonjat që ia doli më

“I dashur babi,

Fillova ta shkruaj këtë mesazh disa muaj më parë kur dëgjova se do të nënshkruash me ekipin tënd të ëndrrave. Sot ajo ditë ka ardhur dhe më në fund mund të mbaroj rreshtat e mia, një ëndërr është bërë realitet për ty dhe për të gjithë familjen.

Babi çfarë të them është e pabesueshme që djali yt është shumë krenar që ka një shembull të tillë në jetën e tij, ti ke ardhur nga hiçi dhe ke arritur të pamundurën! Një fëmijë i vogël nga Vlora që ëndërronte të bëhej pjesë e Milanit një ditë dhe shiko tani se ia ke dalë!

Ne jemi krenarë për ty dhe do të mbështesim gjithmonë, jam i sigurt se do të bësh një punë të pabesueshme me klubin tënd të ri. Të uroj gjithë të mirat dhe fat në aventurën tënde të re. Të dua shumë babi”, shkruan djali i Igli Tares./L.F-dritare.net