Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lea Ypi: Problemi nuk është te Meloni, por tek ajo që do të vijë pas saj!

Lea Ypi: Problemi nuk është te Meloni, por tek ajo që do të

Lea Ypi, studiuese, shkrimtare dhe politiloge e majtë ka reaguar mbi rezultatet e zgjedhjeve në Itali. Përmes një postimi në Tëitter Lea shkruan, se exit poll-et italiane janë një fatkeqësi dhe se interpretim ngushëllues për fitoren e të djathtës, sipas të cilës Gorgia Meloni nuk është një neofashiste por një konservatore radikal.

“Exit poll-et italiane janë një fatkeqësi. Po, ka një interpretim ngushëllues: Meloni nuk është një neofashiste, por një konservatore radikale. Por problemi i vërtetë nuk është se kush zgjidhet në këtë cikël të veçantë, por ajo që normalizohet në planin afatgjatë.

Dhe vetëm për të sqaruar: ky interpretim nuk është i imi. Pikëpamja ime është se nëse ecën si rosë, noton si rosë dhe shan si rosë, me siguri je rosë. Dhe me këtë nënkuptoj partinë, jo individin (që duhet të jetë e parëndësishme)”, shkruan Lea në postimin e saj./L.F-dritare.net