
Kuvendi i Kosovës sërish në ngërç, nuk votohet Albulena Haxhiu!
E Premte 25 Prill 2025, 10:10
Dritare.net
Ka dështuar serish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe në mbledhjen e sotme, deputetët nuk kanë votuar Albulena Haxhiun, propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Parlamentit.
Për Haxhiun votuan vetëm 57 deputetë, kundër ishin 47 deputetë dhe tre deputetë abstenuan.
Kryesuesi i seancës njoftoi ndërprerjen e seancës për t’u mbledhur sërish pas 48 orësh, në datën 27 prill.
Kjo është hera e katërt që Haxhiu propozohet për këtë post, pasi nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë 61 votat e nevojshme./E.P-dritare.net

















