
Kreshnik Çollaku: Nëse nuk fiton zgjedhjet, Berisha duhet të largohet!
Dritare.net
Kreshnik Çollaku kandidati i PD për deputet në Tiranë, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, tha se nëse në këto zgjedhje opozita nuk arrin të mposhtë mazhorancën duhet të marrë përgjegjësitë.
Çfarë do të bëni nëse nuk do të zgjidheni deputet?
Nëse nuk zgjidhem deputet, padyshim që do të vijoj të jem në politikë. Por kam bindjen se do të jem deputet. Por nuk është përcaktuese për jetën time nëse do jem apo jo në politikë.
Roland Qafoku: Nëse PD nuk fiton zgjedhjet e 11 Majit çfarë ndodh?!
Suksesi i PD dot ka vetëm një target, rrëzimi i Edi Ramës. Nuk duhet të flasim as për mandate, as për numra, por vetëm për një qëllim. Çdo gjë përtej këtij qëllimi është dështim.
Në çdo rast humbjeje, çdo njeri duhet të mbajë përgjegjësitë e tij.
Roland Qafoku: Pra jeni duke thënë që në rast humbjeje, zoti Berisha duhet të largohet?!
Patjetër, Sali Berisha dhe të gjithë të tjerët. Në rast se nuk rrëzohet Edi Rama të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë. Sigurisht sa më në majë të jesh, aq më shumë përgjegjësi do të mbash./L.F-dritare.net

















