Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kishte fshehur drogë te kontejneri me banane, arrestohet babai i Arbër Çekajt

Kishte fshehur drogë te kontejneri me banane, arrestohet babai i Arbër

Policia vuri në pranga mëngjesin e sotëm babanë e Arbër Çekajt, Selim Çekaj pasi u kap me drogë në Portin e Durrësit. Selim Çekaj kishte fshehur një sasi të konsiderueshme kokaine, rreth 49 kg në një kontejner bananesh. Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontejnerë, u bë e mundur që në njërin prej tyre të gjendej droga. Kontejneri i cili ishte i ngarkuar me banane ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të firmës me qendër në Maminas, ku administrator ishte Selim Çekaj.

Djali i tij, Arbër Çekaj është aktualisht në burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane. Arbër Cekaj, Donaldo Lushaj e Armando Pezaku u arrestuan në shkurtin e vitit 2018 pasi u kapën me 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve të kompanisë së Çekajt, Arbër Garden që vinte nga Amerika Latine./K.C/dritare.net