
Kishin dalë për gjueti/ I riu qëllon shokun me çifte, 27-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Dibrës
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Maqellarë, ku një 18-vjeçar vrēt nga pakujdesia shokun me të cilin kishin dalë për gjueti. Dy të rinjtë, me inicial e R.XH dhe G.K kishin shkuar për gjueti në vendin e quajtur “Malet e Obokut”. 18-vjeçari dyshohet se nga pakujdesia ka plagosûr me armê gjahu çifte shtetasin shokun e tij 27-vjeçar, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armên e gjahut çifte. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./K.C/dritare.net

















