
Samiti Europian dje në Tiranë, Rama: Ditë krenarie për Shqipërinë!
E Shtunë 17 Maj 2025, 08:08
Dritare.net

Pas përfundimit të samitit që u zhvillua dje në Tiranë, Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin e sotëm me një mesazh të ngrohtë dhe krenar për qytetarët shqiptarë.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, i shoqëruar me flamurin kombëtar dhe një zemër.
View this post on Instagram
Samiti, i konsideruar një nga ngjarjet më të rëndësishme europiane që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë, solli së bashku liderë të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi të ardhmen e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal.

















