Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këshillat e Fatma Haxhialiut, për flokë kaçurrela të shëndetshme dhe plot volum!

Këshillat e Fatma Haxhialiut, për flokë kaçurrela të

Për një gjë të gjithë e kemi zili Fatmën e Thumbit: kaçurrelat që gjithmonë i duken bukur. Plot volum e të shëndetshme. Dhe kush më mirë se ajo mund të na japë disa këshilla se si të kujdesemi për flokët. Ajo iu bashkua sot ftesës së Dritare.net, ku nuk nguroi t’i përgjigjej një më një të gjitha ndjekësve të faqes. Aq shumë këshilla dha Fatma, sa një gjë është e sigurtë, nëse i ndiqni të gjitha maskat që ajo dha, do të keni flokë po aq të bukur e po aq të shëndetshëm si ajo. Përveç produkteve të linjës Fatmarrela, që çdo kaçurrelese por jo vetëm duhet ta ketë, Fatma, sugjeroi një sërë maskash për problemet e flokëve me produkte që të gjitha i kemi në shtëpi.

Një recetë mjaft interesante që Fatma ndau me ne, ishte maska për të mbuluar thinjat. Ju duhen vetëm dy lugë kafe, mundësisht ekspres të përzier me balsam flokësh. Masa aplikohet në rrënjë dhe mbahet për gati 40 minuta, dhe më pas lajini si zakonisht.

Një tjetër maskë që sugjeron Fatma, është ajo me kos, mjaltë dhe banane. E përziejmë masën, lyejmë flokët dhe e mbajmë deri në 30 minuta. Më e mira në çdo maskë që përdorni është që t’i keni flokët e njomë, në mënyrë që poret e skalpit të jenë të hapura, që ta përthithin masën e përgatitur. Majoneza dhe vaji i ullirit, uthulla, janë gjithashtu shumë efektive për flokët. Kini parasysh që këto këshilla, nuk janë vetëm për flokët kaçurrelë por për të gjitha llojet e flokëve.

Këshillat e Fatma Haxhialiut, për flokë kaçurrela të

Një detaj që mbase të gjitha e neglizhojnë është shapoja. Kini shumë kujdes në përzgjedhjen e saj, pasi shumë prej tyre kanë shumë kimikate që dëmtojnë flokët. Për të gjitha ata që vuajnë nga flokët me yndyrë, Fatma këshillon që në shapon që përdorni që nuk duhet të ketë asnjë kimikat brenda, por të jetë tërësisht bimore, të hidhni dy apo tri pika titrioil. Produkt që gjendet kudo në dyqane që shesin produkte për bimore.

Një mënyrë shumë e mirë që flokët të marrin proteina është përdorimi i birrës, që gjendet edhe në maskat e Fatmarrela. Nëse nuk e keni momentalisht një maskë të tillë, merrni një birrë, lëreni t’i dalë tërësisht gazi dhe shpëlani flokët. Mbajeni për 30 minuta dhe lajini flokët si zakonisht.

Ajo që nuk duhet t’ju mungojë në produktet e përkujdesit ndaj flokëve, sidomos tani që duhet të kujdesemi vetë për flokët, janë disa nga produktet e Fatmarrela.

Këshillat e Fatma Haxhialiut, për flokë kaçurrela të

Ndër to qumështi pa shpëlarje, që është i domosdoshëm të gjitha llojet e flokëve.

Këshillat e Fatma Haxhialiut, për flokë kaçurrela të

Për vajzat me flokë me onde dhe kaçurrela, është i nevojshëm xheli stilues, që i jep formën flokëve tuaj. Sidomos për ata që kanë flokë kaçurrelë të dobët, që mezi merr formë, ky produkt është fantastik.

Këshillat e Fatma Haxhialiut, për flokë kaçurrela të

Ndërsa për ju që vuani nga rënia e flokut, Fatma sugjeron serumin nga linja e saj, Fatmarrela.

Këshillat e Fatma Haxhialiut, për flokë kaçurrela të

Për 10 ditë rresht, duhet të hidhni disa pika vaj në rrënjët e flokëve dhe në kaq pak ditë do të shihni ndryshimin./L.F-dritare.net