Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kapiten Arben Anamali shpallet Dëshmor i Atdheut. Rama: Sakrifikoi jetën për të shpëtuar turistët

Kapiten Arben Anamali shpallet Dëshmor i Atdheut. Rama: Sakrifikoi

Kryeministri Edi Rama ka nderuar sot me mirënjohjen më të lartë të Republikës Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër, i cili humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy turistë në Liqenin e Shkodrës.

"U prehsh në paqe Dëshmor i Atdheut. I paharruar, Kapiten Arbeni", shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar aktin e tij si heroik dhe të paharrueshëm për vendin.

Kapiten Anamali u shpall Dëshmor i Atdheut pas sakrificës së tij sublime, ndërsa vendimi për nderimin e tij është mirëpritur gjerësisht në opinionin publik./l.f-dritare.net