Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kanye West në Tiranë, nis ndërtimi i stadiumit provizor në Kashar

Kanye West në Tiranë, nis ndërtimi i stadiumit provizor në

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë pamjet nga nisja e punimeve në Kashar, ku do të vendoset stadiumi provizor që do të presë super spektaklin e Kanye West në Shqipëri.

Në postimin e tij, Ministri Gonxhja e cilëson këtë event si një produksion të përmasave dhe standardeve globale, që pritet të sjellë vëmendje të jashtëzakonshme ndërkombëtare për Shqipërinë dhe ta pozicionojë vendin në hartën e eventeve më të mëdha muzikore dhe kulturore.

Sipas tij, organizimi i një eventi të këtyre dimensioneve përfaqëson jo vetëm një moment të rëndësishëm artistik e kulturor, por edhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit, zhvillimin e turizmit dhe fuqizimin e ekonomisë lokale përmes ndikimit që sjell industria globale e muzikës, medias dhe entertainment-it.

Spektakli i Kanye West do të zhvillohet më 11 korrik në Tiranë dhe konsiderohet një nga eventet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri./dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)