Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Julia Roberts: Po humbasim artin e bisedës

Julia Roberts: Po humbasim artin e bisedës

Aktorja e njohur amerikane Julia Roberts ka deklaruar se “po humbasim artin e bisedës në njerëzim”, teksa prezantoi në Festivalin e Filmit në Venecia projektin e saj më të fundit, After The Hunt. Filmi trajton një temë tepër delikate – një studente në Universitetin Yale akuzon një profesor për përdhunim – dhe që nga shfaqja e parë ka ndezur debate të forta.

Historia nuk e paraqet të plotë as versionin e vajzës, as atë të profesorit, duke lënë hapësirë për dyshime ndaj të dyja palëve. Pikërisht kjo ambiguitet, sipas Roberts, është mënyra për të nxitur diskutim:

“Ne po i sfidojmë njerëzit të bisedojnë, të ndihen të entuziazmuar ose të zemëruar – kjo është zgjedhja e tyre. Më e rëndësishmja është që po u japim arsye të flasin mes tyre.”

Roberts interpreton rolin e profesoreshës Alma, e cila gjendet mes nxënëses së saj të dalluar Maggie (Ayo Edebiri) dhe mikut të saj, profesor Hank (Andrew Garfield). Personazhi i saj, në momente të ndryshme, anon nga njëra palë te tjetra, ndërsa përballet edhe me plagë të së kaluarës së saj.

Kur disa gazetare femra ngritën shqetësime mbi moralin e filmit, Roberts u përgjigj:

“Kjo ishte ajo që donim të arrinim – që secili të dilte me ndjenja dhe mendime të ndryshme, duke kuptuar çfarë beson vërtet dhe cilat janë bindjet e tij.”

Një film që ndan publikun

After The Hunt është regjisor Luca Guadagnino – i njohur për Call Me by Your Name dhe Challengers – ndërsa skenari është shkruar nga aktorja Nora Garrett, në debutimin e saj si skenariste. Kritikat kanë qenë të ndara: disa e cilësojnë Roberts në “roli më të mirë të viteve të fundit” (The Telegraph), madje edhe si pretendente për Oscar, ndërsa të tjerë e kritikojnë filmin për mungesë thellësie në trajtimin e një çështjeje kaq të ndërlikuar.

Sipas Screen Daily, filmi “vendos provokimin përpara diskutimit real”, ndërsa Hollywood Reporter e quajti temën “më shumë e konsumuar se sa provokuese”./L.F/dritare.net